Operacioni i zvoglimit lukthit/ ngushtimi i stomakut

Image link

Operacioni i zvoglimit lukthit/ ngushtimi i stomakut

-Zvoglimi lukthit- obeziteti është metoda më e zakonshme kirurgjikale për pacientët me mbipeshë. Në këtë metodë kirurgjikale, stomaku/lukthi juaj ka formën si një banane.Nëse duhet të japim një përqindje mesatare, afërsisht 80% e stomakut/lukthit tuaj hiqet në këtë operacion. Emri tjetër i operacionit i zvoglimi të lukthit  është ngushtimi stomakut. Me operacionin zvogëlimin të lukthit, me një sasi të vogël, por të mjaftueshëm ushqimit, arrini ndjenjën e ngopjes. Përveç efektit të reduktimit të vollumit, heqja e pjesës  të stomakut veqanërisht pjesa që quajm fundus, ofron përmirësimi të sëmundjeve si diabeti i tipit 2, hipertensioni dhe sëmundja e kolesterolit, të cilat janë veçanërisht sëmundje të lidhura me obezitetin.  Për të kryer këto operacione në një kohë të shkurt dhe të sigurt përdoren materiale të teknologjisë së lartë. Më i rëndësishmi është materiali që ne e quajmë stapler. Ky material është në proces të formësimit të lukthit/stomakut në një tub, krijon një kursim të shkëlqyeshëm të kohës për shkak të vetive të mbylljes dhe prerjes. Sot në treg paraqiten shumë produkte.

Këshilla jonë për pacientët tanë është që të sigurohen që në operacionet e tyre të përdoren materiale me cilësi të lartë.

Operacioni i zvoglimit të lukthit kryhet nga kirurgët me shumë teknika të ndryshme. Në praktikën tonë të përditshme, ne bëjmë teknikën staple line reinforcement (SLR), e cila është më e sigurta prej teknikave të tjera. Falë kësaj teknike, ne kemi minimizuar situatat (komplikimet) e padëshiruara pas operacionit i zvoglimin të lukthit. 

Çfarë është teknika SLR?

Si në çdo teknikë kirurgjikale, operacioni i lukthit ka vazhduar të zhvillohet që nga hera e parë që u bërë.

Në periudhën kur u bërë për herë të parë kirurgjia e operacionit i zvoglimin të lukthit, ajo ndodhte me metoda të hapura kirurgjikale, pra duke bërë prerje të mëdha në bark. Me ndihmën e teknologjisë, këto operacione filluan të kryheshin me metodën e mbyllur (laparoskopia). Ky ka qenë zhvillimi më i rëndësishëm në historinë e kirurgjisë të   obezitetit. Pas kësaj faze, teknika e operacionit vazhdoi të zhvillohet. Pas operacioneve të lukthit në proces të vazhdimit është kërkuar për të minimizuar rrjedhjet më të zakonshme dhe komplikime të gjakderdhjes. Për këtë arsye, u prezantua teknika SLR (përforcimi i linjës kryesore/ staple line reinforcement).
Kjo teknika është bërë e rekomanduar pasi është vërtetuar suksesi i kësaj teknike në drejtim të reduktimit të komplikimeve.

Operacioni i lukthit  është një proces shumë i rehatshëm, se sa që mendohet. Ai përbëhet nga 3 pjesë të njëpasnjëshme. E para prej tyre, pjesa para operacionit, kryhet në mënyrë më gjithëpërfshirëse se pothuajse të gjitha operacionet e tjera të kirurgjisë së përgjithshme. Në periudhën para operacionit, pacientët me obezitet vlerësohen në terma të shumë sistemeve.  Edhe pse pacientët me obezitet mund të duken bukur në pamje, por mund të ketë shumë probleme që mund të zbulohen nga ekzaminimet në trupin e tyre. Më të rëndësishmet janë sistemi i frymëmarrjes, sistemi kardiovaskular, sistemi tretjës, sistemi hormonal, sistemi metabolik dhe gjendja psikologjike. Pacientët i nënshtrohen një vlerësimi për të gjitha këto sisteme. Nga pacientët merren analizat e gjakut dhe bëhet grafiku i zemrës. Bëhet filmi i mushkërive, nëse është e nevojshme,  bëhet testi i funksionit frymëmarrjes. Mjekët vlerësojnë rezultatet i këtyre ekzaminimeve të pacientët. Pas konfirmimit të gjithë mjekëve, bëhet vlerësimi i stomakut të pacientit, i cili është vendi ku do të kryhet operacioni. Në këtë fazë pacientit i bëhet endoskopia dhe zbulohet nëse ka ndonjë pengesë për operacionin. Është e diskutueshme bërja endoskopis pacientitt para operacionit. Ne rekomandojmë endoskopinë për të gjithë pacientët tanë. Kur zbulohet një situatë jonormale, mund të ndryshohet strategjia kirurgjikale, ose nëse zbulohet një sëmundje tjetër, përparësi mund t’i jepet trajtimit të kësaj sëmundjeje. Nëse nuk zbulohet ndonjë pengesë në endoskopi, pacientët dërgohen për operim. 

Procesi i operacionit fillon me futjen e pacientit në sallën e operacionit duke veshur çorape me kopresim dhe një këmish veqant per operim.

Ekipi i anestezisë fton ekipin kirurgjik në zonën e operacionit pasi sigurohet që pacienti është anestezuar dhe pozicionuar siç duhet. Ekipi kirurgjik bën përgatitjet e duhura, bëhet prerja e parë dhe fillon operacioni. Megjithëse kohëzgjatja e operacionit mund të ndryshojë, operacionet e kryera me teknikën SLR zgjasin afërsisht 45 minuta. Me teknikën SLR, nuk ka nevojë për t’i ngjitur pacientit drenazhë.

Pas mbylljes së prerjeve, pacientët zgjohen rehat dhe dërgohen në shtratin e tyre dhe fillon procesi postoperativ.

Në këtë fazë, edhe pse ndryshon nga pacienti në pacient, mund të vërehen ngërçe dhe ndjenja e të vjellave, këto ankesa pakësohen me ndihmën e barnave brenda disa orësh. Pacientët e përfundojnë natën e parë gjumit pa asnjë problem. Në mëngjes pas ditës së operacionit bëhet testi i rrjedhjes. Me teknikën SLR testi i rrjedhjes duket shumë pak , ne e përdorim këtë test kryesisht për të vëzhguar kalimin e lëngut të marrë nga goja dhe kalimi në tubin e stomakut dhe në zorrët e holla. Pasi të zbulohet kalimi dhe të mos shihen rrjedhje, pacientët lejohen të pinë lëngje të kjarta si ujë, lëng molle dhe lëng ananasi. Në shumicën e pacientëve, nuk kemi nevojë të përdorim ilaçe kundër dhimbjeve dhe ndjenja e të vjellave. Mbas operacionit 1 ose 2 netë, në spital pacientët jipet edukim ushqimor, dhe lirohet nga spitali.

Procesi post-operativ nuk përfundon në këtë fazë

Për shkak të kompleksitetit të sëmundjes së obezitetit dhe metodës së trajtimit, pacientët mbahen nën kontroll për një periudhë të gjatë.

Ky kontroll kryhet nga kirurgu, dietologu, psikologu nëse është e nevojshme dhe ekipi përkatës mbështetës mjekësor. Pacientët kontrollohen në muajin e parë, të tretë, të gjashtë dhe të dymbëdhjetë.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.